Fjalë Kyçe

Mërgimtarët që kaluan pushimet në Kosovë po presin deri në tre orë në pikat kufitare të vendit

Mërgimtarët që kaluan pushimet në Kosovë po presin deri në tre orë në pikat kufitare të vendit

Mërgimtarët që kaluan pushimet e fundvitit në vendlindje kanë nis të rikthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Kjo ka shkaktuar kolona dhe pritje të gjata në disa pika kufitare.

Gjendje më e rënduar është në Merdare. Atje aktualisht pritjet janë mbi tre orëshe. Kolonat atje kanë arritur deri në 2000 metra.

Në pikën kufitare në Dheun e Bardhë pritjet po zgjasin deri në 40 minuta. Situatë e ngjashme është edhe në Muçibabë dhe Jarinje. Atje mërgimtarët po presin deri në 30 minuta, përcjell express.

Gjendje më e mirë është në pikëkalimet e tjera.

Në Hanin e Elezit pritjet zgjasin deri në 10 minuta.

Derisa sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.