Fjalë Kyçe

Mërgimtari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Mërgimtari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Mediat lokale kanë zbuluar identitetin e çiftit nga komuna e Malishevës që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë.

36 vjeçari që ka ndërruar jetë është Shemsedin Asllan Sopaj dhe bashkëshortja e tij.

Çifti është nga komuna e Malishevës përkatësisht nga fshati Jançisht, të njëjtit ishin nisur për pushime në Kosovë nga Sllovenia.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.