Fjalë Kyçe

Mërgimtari rrah gruan sapo hyn në Kosovë, ia merr edhe dokumentet

Mërgimtari rrah gruan sapo hyn në Kosovë, ia merr edhe dokumentet

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur më 7 gusht në pikën kufitare të Merdares.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar dje viktima, e cila ka thënë se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj në Gjermani, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj sapo kanë hyrë në Kosovë.

“Me datë 24.08.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.