Sabahudin Uka, një mërgimtar nga Spanja me nofkën “Polaku” sot në fshatin Peran të Podujevës do ta zbulojë një shtatore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Albin Kurti, shpresa e fundit”, shkruhet poshtë shtatores.
Familjarët kanë bërë të ditur se shtatorja s’është përgatitur nga vetë Uka, mirëpo ai ka paguar skulptorë nga Kosova për një gjë të tillë.