Fjalë Kyçe

Meritan Shabani i Bayern Munich zgjedh Kosovën për pushime

Meritan Shabani i Bayern Munich zgjedh Kosovën për pushime

Ylli i Bayern Munich, Meritan Shabani, ka zgjedhur ta vizitojë Kosovën.

Anëtari i Bayern Munich, në rrjetin social “Instagram” ka bërë të ditur se ndodhet në Kosovë për festat e fundvitit.

Ai është pyetur nga një prej  fansave të tij se ku ka zgjedhur t’i kalojë pushimet.

Përgjigja e Meritanit ishte: “Me familjen, në Kosovë”, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Shabani ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësoj Kosovën në futboll.

Ai paraqitet aktualisht me kombëtaren e Gjermanisë në kategoritë e reja. Së fundmi ai pati paraqitje edhe me Bayern Munich, ku u aktivizua nga trajneri Niko Kovac, gjatë ndeshjes kundër Stuttgart.