Fjalë Kyçe

Meriton Ismaili largohet nga Sigal Prishtina

Meriton Ismaili largohet nga Sigal Prishtina

Ismaili nuk do ta vazhdojë aventurën e tij me Sigal Prishtinën.

Basketbollisti kosovar, Meriton Ismaili ka njoftuar përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’ se nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.

Lojtari ka falënderuar tifozërinë ‘Plisat’ dhe qytetarët e Prishtinës për mbështetjen, por edhe klubin që i dha besimin qysh në moshën e re.

Ai nuk ka dhënë ndonjë sinjal se ku do të luajë sezonin tjetër.

Më poshtë mund ta shihni postimin e Ismailit për largimin e tij nga S.Prishtina.