Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se nevojitet të bëhet më shumë për të integruar dhe ndërtuar një sistem financiar evropian të qëndrueshëm si dhe paralajmëroi se disa mësime të marra nga kriza e vitit 2008 rrezikojnë të harrohen.
Gjatë një fjalimi të mbajtur sot në një konferencë vjetore të bankave gjermane të kursimeve në Hamburg, Merkel tha se “nuk ka ende mjaftueshëm nxitje për bankat që të investojnë në projekte të qëndrueshme”.
“Nuk ka dyshime se sistemi fiskal i sotëm ende nuk është integruar siç duhet me aspektet e qëndrueshmërisë”, shtoi ajo.
Në lidhje me rregulloret fiskale të vendosura që prej krizës së vitit 2008, kancelaria theksoi se “ne e kemi marrë mësimin tonë, por ka ende pak tendencë të dukshme që këto mësime të harrohen”.