Këngëtarja e muzikës popullore Blerina Balili tregoi disa pjesë të panjohura më parë të jetës së saj, qoftë kur ka jetuar në Greqi, dhe momentin kur vendosi të kthehej në Shqipëri. Pikërisht për këtë moment ajo nënvizoi se në fillim është paragjykuar nga shqiptarët pasi nuk dinte shumë mirë shqip, ndërsa fliste edhe greqisht.
“Kur kam ardhur në Shqipëri në 2008, erdha si çdo emigrant për të bërë disa punë të miat, për të bërë dhëmbët. Nuk dija pikë fjale shqip, dija vetëm greqisht… fjalën e parë që kam dëgjuar kur kam kërkuar një kafe, kur zbritëm nga autobusi. I kërkova një kafe si në Greqi, një “neskafe”,‘ohoh Kiço ç’e paske në terezi, pi këtë turken dhe ik për ku je nisur dhe leri llafet e shumta’.
Nuk e dija që do rrija gjatë, e kisha planifikuar vetëm për një muaj. Unë kam mamanë këngëtare, Vitore Balili, dhe më merr në një dasëm ‘hajde se jam e lodhur, do më ndihmosh’; Dola këndova ‘o doja të keqen ë’ dhe ngeli dajua dhe me atë dajo më kanë mbajtur me ‘dhunë’ dasmorët”.
Ajo shtoi se ishte pikërisht ky momenti që kuptoi se fuqia e madhe e saj është populli, madje shtoi se ka shumë nga ata që mendojnë se ishte greke nuk ishte e vërtetë pasi nuk ka letra apo pasaportë të Greqisë.
“Jo me pasaportë shqiptare jam akoma. Edhe do marr pension shqiptar, dhe nuk e di nëse do na dali për ilaçet apo pension që do na japi shqiptari, Edi Rama”, tha ajo. Ajo vazhdoi duke e thumbuar kryeministrin: “Papritur parmbrëmë ishim pa drita po s’ka gjë kishim qiri, është normale”., tha jo në programin “Abc e Pasdites”.
Duke qenë vajza e një këngëtareje të njohur, njerëzit e kanë ngatërruar shpesh zërin e saj me të nënës. “Më ka ardhur inat nga njerëzit ndërkohë që e dinin se isha e re. Njerëzit kujtonin se ishte Vito në zë dhe unë në figurë. Pastaj filluan ‘ti këndon më mirë se nëna’, këto janë injorancira. Unë jam krenare të më thonë këndon më mirë nga ty”.