Fjalë Kyçe

Merren tri vendime për të karantinuarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Merren tri vendime për të karantinuarit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar një njoftim të ri sa i përket të izoluarve në karantinën tek Qendra e Studentëve në Prishtinë.

MSH me anë të një komunikate për media, ka bërë të ditur se personat të cilët kanë rezultuar dje negativ në Covid 19 të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetkarantinë edhe për dy javë dhe duke respektuar rekomandimet e MSh e IKSHPK-së, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa ende do të jenë nën mbikëqyrje.

Kurse personat që kanë rezultuar pozitiv në Covid-19 do të dërgohen në Klinikën Infektive.

Ata që nuk manifestojnë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.

Ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit.

“Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se në të njëtën kohë, do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK.