Fjalë Kyçe

Mes dëmtimeve dhe Covid-it, Barça arrin një fitore me vështirësi ndaj Mallorcas

Mes dëmtimeve dhe Covid-it, Barça arrin një fitore me vështirësi ndaj Mallorcas

Në javën e 19-të të La Ligas Barcelona është rikthyer te fitorja. Viti 2022 nis mbarë për katalanasit që mundin Mallorcan me shifrat 1-0.

Një transfertë e ndërlikuar për Barçën pasi mungonin 16 lojtarë dhe Xavi u mundua të bënte një formacion të denjë për të përballur 90 minuta kundërshtarin.

Megjithatë katalanasit u përgjigjën mirë. Goli i vetëm do të shënohej në fundin e pjesës së parë ku Luuk de Jong ia doli të realizonte falë edhe një asisti perfekt nga Mingueza, përcjell dosja.al. Në pjesën e dytë Mallorca u mundua të gjente golin e barazimit, por pa mundur të ndryshonte fatet e takimit.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në vendin e pestë në kuotën e 31 pikëve, vetëm një pikë larg nga Atletico Madrid i vendit të katërt.