Fjalë Kyçe

Mes tallavasë, alkoolit e pijeve energjike – rreshteri i Policisë së Kosovës thyen drastikisht masat antiCovid

Mes tallavasë, alkoolit e pijeve energjike – rreshteri i Policisë së Kosovës thyen drastikisht masat antiCovid

Përveç qytetarët të zakonshëm – masat antiCovid në vend po thyhen edhe nga ata që thirren për të ruajtur rendin dhe qetësinë, nga ata që detyrë e kanë të dënojnë personat që po i thyejnë masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e Covid-19.

Lexuesit e Gazetës Insajderi, kanë dërguar disa pamje duke treguar se rreshteri i rajonit të Shtimes, Nexhmedin Ahmeti ka marrë pjesë në një aheng të mbajtur më 27 nëntor. E gjithë ngjarja zhvillohet në një lokal, i cili dyshohet se ndodhet në komunën e Ferizajt.

E në vend se rreshteri ta dënonte pronarin e lokalit për shkeljen që po bënte, ai u bë edhe vet pjesë e kësaj vepre.


Rreshteri i Policisë së Kosovës nga Shtimja, Nexhmedin Ahmeti
Mes tingujve të muzikës tallava, pas orës 19:00 atëherë edhe kur duhet të fillojë ora policore, rreshteri Ahmeti gjendet nën shoqërinë e një miku të tij (emër i panjohur për redaksinë) teksa shijon muzikën, pijen e atmosferën e krijuar brenda atij lokali.

Pamjet janë bërë publike nga vet miku i tij përmes një videon të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ku i njëjtë pas orës 19:13 ka hyrë live duke treguar për atmosferën që po mbretëronte brenda.

Madje ai edhe ironizon me orën policore duke treguar se për të nuk vlen ajo.

Duke pozuar para kamerës, me pije energjike e me alkool në duar rreshteri dhe miku i tij cakërrojnë gotat duke shijuar çdo moment të asaj nate.

Ndonëse po thyejnë të gjitha rregullat, duke filluar nga ora policore, mos mbajtja e distancë e mos vendosja e maskës e ku shihen fare pranë njëri-tjetrit, ata kujdesen për një gjë. Kujdesen që duart e tyre të jenë të dezinfektuara.

Herë pas herë para kamerës rreshteri Ahmeti tregon disa 10 eurosh.

Më poshtë gjeni pamjet: