Sot në IKSHP kanë qëndruar për vizitë kryeministri Hoti bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shëndetësisë.Drejtori i këtij institucioni Naser Ramadani thotë se zyrtarët shtetërorë kanë ardhur për shkak të njoftimeve se sot janë paraqitur një numër i madh i rastve me COVID-19.
“Sot ne kemi regjistruar në laboratore 58 raste pozitive me COVID-19 që paraqit rritje në krahasim me ditët e kaluara që kemi pasur 6 raste, 28 eventualisht 29”, deklaroi Ramadani, përcjell Telegrafi. Ai tha se numri i rritur i rasteve gjatë kësaj jave ka shtuar shqetësimin te Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe institucionet tjera shtetërore.
Ramadani tha se pas lehtësimit të masave u ka mbetur qytetarëve të zbatojnë rekomandimet që të ruajnë shëndetin. “Të mbajnë distancën, të mbajnë maska ku nuk mund të mbahet distanca”. Ai thotë se rastet e ditës së sotme janë të shpërndara në Prishtinë, Viti, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Rahovec dhe Prizren.
“Rastet në përgjithësi janë nga kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit”, deklaroi ndër të tjera Naser Ramdani.