Mësimdhënësit e viteve të 90-ta ende pa kompensim, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë së do t’i marrin në dhjetor.
Ka dy vite që është në pension.
Ndërsa gjysmën e jetës ia kushtoi arsimit.
E rrugëtimi i Shukrije Gashit, nuk ishte fare i lehtë.
Ajo ende kujton vitet e 90-ta, kur detyrohej të ligjëronte nën presionin e forcave serbe.
Ani pse Gashi dhe mësimdhënësit e tjerë sakrifikuan kaq shumë për arsim, ajo mendon se puna e tyre nuk u shpërblye asnjëherë.
E muaj më parë, institucionet u dhanë shpresë këtyre mësimdhënësve.
Për punëtoret e arsimit të viteve të 90’ta, pas hyrejs në fuqi të ligjit u sigurua një kompensim prej 95 euro në muaj.
Por, Shukrije Gashi thotë se ende nuk e morën këtë kompensim.
E Bahri Xhaferi, drejtor në Departamentin per Pension, thotë se këto pagesa nuk janë kryer për shkak të mos funksionimit të qeverisë.
Xhaferi theksoi se deri më tani ata kanë pranuar 9500 kërkesa, dhe mësimdhënësit do ti marrin kompensimet në Dhjetor.
Shuma e kompensimit sipas Xhaferit do të jetë 75 euro, por nëse Ligji i ri për Paga hyn në fuqi ata do të marrin 95 euro.
Ndërkaq nga Ministria e Financave thanë se janë duke bërë maksimumin për të mundësuar këtë kompenzim.
Pavarësisht kësaj, nxënësit e Shukrije Gashit, vazhdojnë të jenë falënderues për kontributin e saj.