Fjalë Kyçe

Mësimi online: MASHT ka një njoftim të rëndësishëm

Mësimi online: MASHT ka një njoftim të rëndësishëm

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se ditën e hënë më 13 prill, me rastin e festës së Pashkëve Katolike, nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave.

Sipas njoftimit drejtuar medieve, transmeton Insajderi, MASHT njofton se këto video-ligjërata të mësimit në distancë do të transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë dhe do të ri-transmetohen të shtunën, më 18 prill.