Fjalë Kyçe

Mësohen gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Kosovë

Mësohen gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Kosovë

Shqipëria dhe Kosova do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore më 11 nëntor në Elbasan Arena.

Kjo ndeshje do të shërbejë për të dy Kombëtaret që të përgatiten për ndeshjet që do të luajnë në këtë muaj në Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net

Ndeshja Shqipëri – Kosovë do të luhet më 11 nëntor duke filluar nga ora 16:00.

Mediumi nga Shqipëria “PanoromaSport” ka raportuar se në këtë ndeshje, pritet që të ketë gjyqtarë turq që do të vendosin drejtësi duke qenë se është një miqësore zyrtare dhe e njohur nga UEFA.

Ndryshe, Kosova e kishte mposhtur 3-0 Shqipërinë në një miqësore të zhvilluar para dy viteve.