Fjalë Kyçe

Mësohen kundërshtarët në Grand Slamin e Parisit për xhudistët kosovarë

Mësohen kundërshtarët në Grand Slamin e Parisit për xhudistët kosovarë

Xhudistët nga Kosova kanë mësuar kundërshtarët në Grand Slamin e njohur të Parisit.

Grand Slami i Parisit është një nga më të njohur në sportin e xhudos, dhe që sjellë pikë olimpike për Lojërat Olimpike të Tokios për vitin 2020.

Kosova në këtë turne të rëndësishëm me tre garues.

Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova përfaqësojnë Kosovën në Paris, ku do të kërkojnë medaljet e vendeve të para.

Të tre këta kanë mësuar kundërshtarët e tyre të parë.

Akili që ka kaluar raundin e parë pa luftë, në raundin e dytë do të takohet me fituesin e sfidës Igor Wandtke – Claudio Nunes Dos Santos.

Edhe Nora e ka kaluar rrethin e parë pa luftë, e cila do të garojë në kategorinë -57 kilogramë. Në rrethin e dytë, ajo do të përballet me fituesen e mundshme nda dueli mes xhudistes nga Koreja, Jisu Korkim dhe asaj nga Algjeria, Yamina Alg Halata.