Mësohen pasojat në jetë njerëzish nëse shpërthen lufta në Ukrainë: Miliona refugjatë do t’ia mësyjnë Evropës
Rusia ka dërguar 70% të ushtrisë në kufi me Ukrainën, apo 83 batalione që përkthyer në numër të ushtarëve i bie rreth 100 mijë trupa. Nëse bisedimet dështojnë dhe shpërthen lufta, numri i refugjatëve mund të kalojë milionëshin.
Përveç miliona refugjatëve që do t’ia mësyjnë Evropës, rreth 75 mijë trupa ushtarake mund të vdesin gjatë konfliktit të armatosur.
Gazetarja e Fox News, Jennifer Griffin, përmes një shkrimi në twitter, ka njoftuar numrin e viktimave që ekspertët e parashikojnë, në rast se kris lufta.
“Numri i pritshëm i viktimave nga pushtimi rus që mund të ndodhë në Ukrainë, sipas ekspertëve, vlerësohet të jetë 5 deri në 25,000 trupa ukrainase të vrarë ose të plagosur, 4000 trupa ruse të vrarë dhe rreth 25 – 50,000 viktima civile – së bashku me 1 deri në 5 milion refugjatë që do të zhvendosen në Evropë”, ka shkruar Jennifer Griffin.
The expected casualty toll from a full Russian invasion, according to experts, an estimated 5 to 25,000 Ukrainian troops killed or wounded, 4000 Russian troops killed and an estimated 25 – 50,000 civilian casualties – along with 1 to 5 million refugees and IDPs into Europe.
— Jennifer Griffin (@JenGriffinFNC) February 5, 2022
Griffin gjithashtu ka njoftuar se mediumi i saj mëson se pos 83 batalioneve të gatshme për pushtimin e Ukrainës, edhe 14 batalione të tjera janë në tranzit.
“Fox News ka mësuar se Putini ka organizuar 70 për qind të forcave ushtarake që do t’i duheshin për një pushtim të plotë. Numri i grupeve taktike të batalioneve ruse (BTG) në kufi është rritur në 83 nga 60 batalione vetëm dy javë më parë. 14 të tjerë janë në transit”, ka shkruar Griffin në twitter.
Fox News has learned Putin has in place 70 percent of the military forces he would need for a full invasion. The number of Russian battalion tactical groups (BTG) on the border has increased to 83 up from 60 battalions just two weeks ago. 14 more are in transit.
— Jennifer Griffin (@JenGriffinFNC) February 5, 2022
Tutje, Grffin mjoftoi se 30 mijë trupa tjerë të Rusisë janë në Bjellorusi, vetëm 50 milje larg Kievit.
“30 mijë trupa ruse gjenden në Bjellorusi, 50 milje larg Kievit…”, ka shkruar Griffin, përcjell express.
30,000 Russian troops are in Belarus – a 50 mile drive to Kiev from the Belarus border. Those tanks and vehicles would likely move through Chernobyl en route to Kiev – a quick drive.
The ground is expected to be at peak freeze on February 15.— Jennifer Griffin (@JenGriffinFNC) February 5, 2022
Rusia sot ka dërguar edhe bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi.
Bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi.