Fjalë Kyçe

Mësohet arsyeja pse stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është duke u rinovuar

Mësohet arsyeja pse stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është duke u rinovuar

Në një komunikatë të lëshuar sot nga FFK për takimet e Agim Ademit në UEFA, u cek mes rreshtave edhe fakti që nuk ka marrëveshje të nënshkruar ende me MKRS-në për fillimin e rinovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Se marrëveshje ka kishte thënë edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

“Në takimin me presidentin e UEFA-s, Çeferin, presidenti Ademi e ka informuar atë rreth zhvillimeve në FFK dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër dhe ato që pritet të realizohen. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte projekti për stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku do të bëhet ndërrimi i fushës në hibrid, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

“Marrëveshja mes dy institucioneve do të nënshkruhet së shpejti dhe më pas të fillojnë punimet në këtë projekt, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Kosovës”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Shkaku i mungesës së stadiumi Kosova tri ndeshjet e radha miqësore në mars dhe qershor do t’i zhvillojë jashtë vendit.

Kosova në mars do të luajë ndaj Hungarisë dhe Armenisë, ndërsa në qershor kundër Norvegjisë.

Për ta parë Kosovën në aksion në “Fadil Vokrri”, me gjasë do të jetë shtatori kur fillon Liga e Kombeve.