Tronditja është ende e thellë në Berlin. Të mërkurën, një burrë me një Renault Clio ngjyrë argjendi u përplas me një turmë pranë Kurfürstendamm të Berlinit në lagjen Charlottenburg.
Një mësues nga Hesse vdiq dhe 14 persona u plagosën, kryesisht nxënës.
Drejtues i makinës ka qenë një gjermano-armen. Gor H. është personi që u arrestua për krimin e bërë. Në makinën e tij policia gjeti “postera që lidhen me Turqinë”.
Tani hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë e shtyu Gor H. të bënte krimin.
Gor H. ishte i njohur në polici për vjedhje. Sipas motrës së tij, ai vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor.