Fjalë Kyçe

Mësohet gjendja e dy pacientëve të prekur me coronavirus

Mësohet gjendja e dy pacientëve të prekur me coronavirus

Gjendja e dy pacientëve që janë prekur me coronavirus është stabile.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin,  Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive.

“Mbrëmë kam qenë në kujdestari dhe gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”, deklaroi ai.

Ndryshe, dje janë konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, Qeveria ka vendosur të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.