Fjalë Kyçe

Mësohet gjendja e të infektuarve, katër nga ta në vetizolim

Mësohet gjendja e të infektuarve, katër nga ta në vetizolim

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se gjendja e të gjithë të infektuarve është stabile.

Ai në një përgjigje për Kohën ka thënë se katër prej tyre janë në shtëpitë e tyre në vetizolim.

Sipas tij, ata janë në përkujdesje të ekipeve mjekësore.

Ai tutje ka bërë thirrje që qytetarët t’iu përmbahen masave të ndërmarra nga Qeveria.