Pjesëtarët të Policisë së Kosovës dhe të gjitha organet e rendit në Kosovë u alarmuan në mëngjesin e sotëm, ku para ndërtesës së Agjencisë Inteligjente të Kosovës gjendej një veturë e dyshuar.
Policia pas thirrjes nga sigurimi i AKI’së, iu është përgjigjur thirrjeve menjëherë duke dalur në vendin e ngjarjes, meqë rast e kanë arrestuar një person të dyshuar.
E.B., (emër i njohur për redaksinë) është arrestuar para ndërtesës së AKI’së pasi atij i është kapur një granatë dorë në veturën e tij të tipit “Fiat” ngjyrë e bardhë, shkruan Metro.
27 vjeçari kishte shkuar para ndërtesës së AKI’së dhe në hyrjet e ndërtesës ishte fjalosur me sigurimin duke i thënë se “përse po iu vendosni njerëzve çipa”.
Policia ka konfiskuar veturën e 27 vjeçarit dhe ka arrestuar atë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, tha Policia.