Fjalë Kyçe

Mësohet oferta e re e Real Madridit për Eden Hazard

Mësohet oferta e re e Real Madridit për Eden Hazard

Real Madrid janë duke përdoruar të gjitha rrugët e mundshme për të bindur Chelsean për të liruar Eden Hazardin në verë.

Reprezentuesi belg ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, dhe ka qenë i prirë për një largim nga ‘Stamford Bridge’, në drejtim të Real Madrid, për të cilin skuadër nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin.

‘Daily Mail’ raporton se Real Madrid janë të gatshëm të përfshinë në ofertë edhe Iscon, si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Chelsean për Eden Hazard, përcjell ‘lajmi.net’.

Isco po kalon kohën më të keqe të tij te Real Madrid, duke i shfaqur hapur pakënaqësitë me trajnerin Santiago Solari.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja e përfshirjes së Iscos në këtë marrëveshje, i cili edhe do të finalizonte dëshirën e tij për t’u larguar nga Real Madrid, për të nisur një aventurë të re në futbollin anglez, te Chelsea.