Një rast i rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku vëllai qëlloi me armë vëllanë.
Nga përleshja këtu mbeti e lënduar edhe një grua e cila u plagos nga gjuajta e pakontrolluar e armës, njofton Klan Kosova.
Rreth gjendjes së N.G, flet kirurgu, Nizhdat Kovaqi.
“Pacientja ka qenë e plagosur në bark, është operuar dhe operacioni ka kaluar me sukses. Momentalisht N.G është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kovaqi.