Kryeministri Albin Kurti ka pasur kontakt me një person i cili dyshohet se mund të jetë i infektuar me coronavirus, pasi një familjar i tij tanimë ka dalë pozitiv.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se nuk ka dalë në zyrë pasi ka pasur kontakt me një person i cili po dyshohet se mund të jetë i infektuar me coronavirus. Me këtë rast, kryeministri është vetëizoluar, derisa të dalin rezultatet e analizave të personit të dyshuar për infektim.
Mësohet se personi i dyshuar për infektim është nga Gjilani, dhe vëlla i njërës prej rasteve që mbrëmë ka dalë pozitiv me virusin corona.
Siç i kanë thënë Reporterit, vajza që ka dalë pozitiv e që është motra e zyrtarit të Ministrisë së Integrimve, me të cilin ka pasur kontakt kryeministri, ka marrë pjesë në një ditëlindje ku prezent kishte qenë në person i infetkaur. Nga ajo festë, më pas kanë rezultuar pozitiv edhe pesë persona të tjerë, duke përfshirë edhe motrën e zyrtarit me të cilin ka pasur kontakt kryeministri.
Këtij zyrtari, sot i është marrë mostra për analizë, dhe pritet të dalë rezultati i cili do të konfirmojë nëse është i infektuar apo jo. Nëse ai del pozitiv me coronavirus, atëherë edhe kryeministri duhet t’i nënshtrohet testit, tani për herë të dytë, pasi edhe në fillim të pandemisë ai dhe kabineti i tij ishin testuar.