Fjalë Kyçe

Mësohet sa do të paguaj Barcelonës për Luis Suarez Atletico Madrid

Mësohet sa do të paguaj Barcelonës për Luis Suarez Atletico Madrid

Luis Suarez zyrtarisht largohet nga Barcelona dhe do të kalojë te Atletico Madridi. Konfirmimin e kanë dhënë të dyja klubet në faqet e tyre zyrtare.

Gjithashtu janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes, teksa uruguaiani nuk do të kalojë falas te Atletico, pasi këta të fundit do të paguajnë 6 milionë euro në arkat e Barcelonës.

Gjithashtu janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes, teksa uruguaiani nuk do të kalojë falas te Atletico, pasi këta të fundit do të paguajnë 6 milionë euro në arkat e Barcelonës.

Në këtë mënyrë, Simeone, merr në skuadrën e tij një nga sulmuesit më të mirë në botë, për të synuar këtë sezon arritjen e objektivave madhorë për klubin madrilen.

Suarez ka qëndruar te Barcelona për gjashtë vite, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

Në total Suarez ka shënuar 198 gola në 283 ndeshje dhe është sulmuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.