Fjalë Kyçe

Mësohet se kur do të zhvillohet rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Mësohet se kur do të zhvillohet rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Anthony Joshua ka aktivizuar klauzolën për t’u përballur sërish me Oleksandr Usyk, shkruan Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur nga promoteri Eddie Hearn. Rimeçi pritet të zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Joshua po stërvitet tani, dhe sot ne zyrtarisht filluam revanshin për luftën Oleksandr Usyk, të cilën do ta shohim në pranverën e ardhshme. Pra, përsëri në lojë dhe duke kërkuar që ai të bëhet një kampion tre herë në peshë të rëndë”, deklaroi Hearn për ”DAZN”.

Joshua u mposht nga Usyk në muajin e kaluar, teksa humbi edhe rripat e tij IBF, WBA dhe WBO.

Detajet tjera rreth rimeçit do të zbulohen më vonë.