Fjalë Kyçe

Mësohet shuma që RB Leipzig do të shpenzojë për Milot Rashicën

Mësohet shuma që RB Leipzig do të shpenzojë për Milot Rashicën

Milot Rashica është i destinuar për të ndryshuar skuadër këtë verë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, do të largohet nga Werder Bremen me të përfunduar sezoni 2019/2020.

Werder Bremen po rrezikon rënien nga Bundesliga, dhe paraqitje mjaftë të dobët regjistroi edhe në ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit, duke u mundur 1:4 nga Bayer Leverkusen në shtëpi.

Situatën te Werder Bremen po tenton të shfrytëzojë RB Leipzig.

Sipas Sport Bild, RB Leipzig do të jenë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë euro për Rashicën, përcjell lajmi.net.

Milot Rashica këtë sezon në Bundesligë ka shënuar 7 gola në 21 ndeshje.

Ai gjithashtu po kërkohet edhe nga Borussia Dortmund, Liverpool, West Ham United, Southampton, Aston Villa e Crystal Palace.