Fjalë Kyçe

Mësohet skuadra ku Messi do të përfundojë karrierën

Mësohet skuadra ku Messi do të përfundojë karrierën

Presidenti i Josep Maria Bartomeu, ka insistuar se Lionel Messi kurrë nuk do të largohet nga Barcelona, dhe pjesën e mbetur të karrierës do ta kalojë në ‘Camp Nou’.

Messi 31 vjeçar, dha një tjetër paraqitje të madhështore në ‘Camp Nou’ të mërkurën mbrëma kur Barcelona mundi 3:0 Liverpoolin në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Argjentinasi në këtë ndeshje shënoi dy gola, duke arritur në numrin e 600 golave në fanellën e skuadrës katalane.

“Ai ndoshta do të luajë deri në moshën 45 vjeçare, kush e di”, ka deklaruar Bartomeu për ‘The Guardian’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne e dimë që do të luajë edhe tri vite, katër, pesë apo më shumë vite, ne nuk e dimë edhe sa vite, aq sa dëshiron”.

“Leo i përket futbollit botëror, por ai ka jetuar gjithmonë në Barcelona. Leo kurrë nuk do të largohet nga Barcelona. Ai një ditë do të ndalet duke luajtur, por ai gjithmonë do të jetë më ne”.