Fjalë Kyçe

Messi apo Cristiano? Përgjigje epike nga Vinicius Jr

Messi apo Cristiano? Përgjigje epike nga Vinicius Jr

Talenti brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr ka dhënë së fundmi një intervistë për “Fox Sports” ku ka folur për shumë tema.

Nuk kishte se si të mungonte një pyetje rreth Cristianos dhe Messit dhe pikërisht këtë gjë ka bërë dhe gazetari i cili e ka pyetur Vinicius se me kë do donte të luante.

Ndërkohë që Vini dha një përgjigje shumë surprizuese që shkaktoi edhe të qeshura në studio: “Nuk kam luajtur ndonjëherë as me Messin e as me Cristianon, është shumë e vështirë të zgjedh mes të dyve. Përgjigjia ime do ishte Benzema, ai më ndihmon gjithmonë në fushë.”/Gazeta Alo