Fjalë Kyçe

Messi apo Maradona? Kjo është përgjigja e Sir Alex Ferguson

Messi apo Maradona? Kjo është përgjigja e Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson ka dhënë mendimin e tij mbi debatin Lionel Messi vs Diego Maradona.

Nuk ka dyshim se edhe Lionel Messi e edhe Diego Maradona janë më së larti në renditje kur është puna për epitetin e më të mirit në historinë e futbollit.

Ka disa të tjerë që vendosin Pelen si më të mirin, apo edhe yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Por, për debatin Messi – Maradona, së fundmi ka komentuar ish trajneri i Man Utd, Alex Ferguson.

Ai ka thënë se Messi duhet konsideruar si lojtar më i mirë sesa Maradona, pasi që argjentinasi ka kaluar kohë mëtë gjatë në majat e formës, transmeton lajmi.net.

Ata që mbrojnë idenë se Maradona është më i mirë sesa Messi, mbështeten në faktin se Maradona ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën.