Fjalë Kyçe

Messi apo Ronaldo? Nasri nuk ka asnjë dyshim

Messi apo Ronaldo? Nasri nuk ka asnjë dyshim

Pyetja që përcjell çdo ditë tifozët e futbollit është ajo për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Të dy lojtarët konsiderohen si dy më të mirët në histori. Për dikë i pari është Ronaldo e për dikë tjetër Lionel Messi.

Emra të mëdhenj të futbollit kanë dhënë përgjigje të shumta në këtë pyetje, por përsëri ky debat duket se nuk do të marrë fund.

Së fundmi, për preferencën e tij është pyetur edhe ish ylli i Arsenal që tani luan me West Ham, Samir Nasri. Ai u përgjigj pa asnjë dyshim në zgjedhjen e tij.

“Lionel Messi. Vetëm sepse mendoj se është i lindur me atë talent. Cristiano është më profesional, më punëtor” ka thënë Nasri, transmeton lajmi.net.

“Por, unë e dua … E dua futbollin dhe kështu që për mua është Messi. Messi është gjithçka rreth futbollit” ka thënë tutje ish reprezentuesi francez.

Në qendër të debatit Messi – Ronaldo duket se qëndron ideja se i pari është talent i lindur kurse i dyti ka punuar jashtëzakonisht shumë për suksesin.