Fjalë Kyçe

Messi barazon rekordin e legjendës, Xavi Hernandezit

Messi barazon rekordin e legjendës, Xavi Hernandezit

Lionel Messi ka barazuar rekordin e ish futbollistit të Barcelonës, Xavi Hernandezit, sa i përket numërit të ndeshjeve në ‘El Clasico’.

Sonte (e mërkure) është duke u zhvilluar derbi më i madh në botë i njohur si ‘El Clasico’ mes dy gjigantëve nga Spanja, Barcelonës dhe Real Madridit.

‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit po zhvillohet në ‘Camp Nou’ dhe ka filluar prej orës 20:00.

Kjo ndeshje do të jetë direkte edhe për vendin e parë në tabelë. Momentalisht Barcelona është lidere me 35 pikë, aq sa ka edhe Reali në pozitën e dytë.

Kjo ndeshje gjithashtu do të jetë e veçantë edhe për kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili tani numëron 42 paraqitje në ‘El Clasico’, duke barazuar kështu rekordin e Xavi Hernandezit.