Fjalë Kyçe

Messi bën ligjin, Argjentina ndryshon formacion me urdhër

Messi bën ligjin, Argjentina ndryshon formacion me urdhër

Vit i ri, trajner i ri, Argjentinë e vjetër. Nuk i ndahen hallet kombëtares celeste, që nuk ka fituar ende në Copa America dhe duket qartë që ka bërë zgjedhjen e gabuar duke i besuar trajnerit Lionel Scaloni deri në fund të Copa America.

Trajneri i përkohshëm e bëri lëmsh kundër Paraguait, duke ndryshuar formacionin dhe duke ulur në stol Aguero e Di Maria, dy lojtarë me shumë peshë peshë në fushë e jashtë saj.

Edhe Lionel Messi, i cili nuk është se ka ndonjë miqësi të veçantë me Di Marian, festoi duke imituar festimin e Di Marias, pas barazimit ndaj Paraguait. Mesazhi për trajnerin Scaloni ishte i qartë, formacioni fillestar ishte i gabuar dhe që para ndeshjes disa lojtarë u ankuan, kur dëgjuan formacionin.

Tani e ka radhën sfida ndaj Katarit, ku fitorja është detyrim për të shmangur një katastrofë historike, ndaj Messi ka marrë sërish frerët, ashtu si në Botërorin 2018.

Lautaro Martinez titullar, Aguero krah tij, Messi pas tyre, sepse siç e tha vetë pas ndeshjes kundër Paraguait, me 2 sulmues në fushë ndihet shumë më mirë dhe ka kërkuar me ngulm skemën me Lautaro e Aguero përpara.