Fjalë Kyçe

“Messi është lojtarë më i jashtëzakonshëm që kam parë”

Trajneri i ri i Chelsea, Frank Lampard është duke shikuar që të krijojë një skuadër që do të luajë si Barcelona, pasi që kjo skuadër gjithmonë ia ka bërë më të vështirë jetën atij.

Frank Lampard e ka konsideruar Lionel Messin si ‘lojtarin më të jashtëzakonshëm në botë” dhe kundërshtarin më të vështirë, kurse trajneri i Chelsea po shikon që ta frymëzoi skuadrën e tij që të luajë si Barcelona.

“A mund të na jepni dy përgjigje? Aktualisht i kam tri”, ka thënë ai për faqen zyrtare të UEFA’së kur është pyetur për lojtarin më të mirë që është përballur.

“E para është Messi sepse ai është lojtari më i jashtëzakonshëm që kam parë – ishte sikurse të luash me dikë i cili ka të njëjtin nivel më të gjithë ne”.

“Dy lojtarë që do ti mbaj gjithmonë mend dhe që kam pasur më se shumti vështirësi janë edhe Xavi dhe Iniesta në barcelonë. Ata luajnë futboll rreth jush por thjesht nuk arrin ti kapësh”.

“Ishte një futboll që për muaj nuk ishte normal: ishte tërësisht ndryshe nga tërë ato ekipe që jam përballur”, ka thënë Lampard.

Lampard po shpreson që ta bëjë Chelsean një skuadër që do ta adaptojë të njëjtën lojë, duke marrë inspirim pikërisht skuadrën nga Camp Nou.