Fjalë Kyçe

Messi i tregon rrugën e titullit Barcelonës

Messi i tregon rrugën e titullit Barcelonës

Pas asaj goditjeje të rëndë që morën katalanasit teksa u mundën në “Camp Nou” nga Granada, fitorja me Valencian në “Mestalla” ishte një detyrim për Messin me shokë dhe me shumë vështirësi ia dolën.

Ishte pikërisht argjentinasi që udhëhoqi Barcelonën në fitoren 3-2 ku gjithçka ndodhi në pjesën e dytë me 5 gola të shënuar, 2 prej tyre nga sulmuesi katalanas.

Me një pjesë të parë të qetë, e dyta ishte shokuese për Koeman (nuk ishte në stol pasi mori të kuq ndeshjen e kaluar) kur Gabriel Paulista kaloi në avantazh vendasit në minutën e 50’.