Fjalë Kyçe

“Messi” kroat dështon edhe te Milan, ja ku do të transferohet tani

“Messi” kroat dështon edhe te Milan, ja ku do të transferohet tani

Mesfushori i Milanit, Alen Halilovic, raportohet se është në bisedime të avancuara me skuadrën turke, Besiktas.

22 vjeçari është transferuar te Milan në korrik të vitit të kaluar, pas përfundimit të kontratës me gjermanët e Hamburgut.

Halilovic, edhe pse erdhi me shumë bujë te Milan, ka arritur të regjistrojë vetëm tri paraqitje, dhe atë në Ligën e Evropës, në një total prej 60 minutave.

Sky Sport Italia raporton se një largim në janar i Halilovic është shumë i mundshëm, me agjentin e lojtarit që sot është takuar me palën turke, përcjell ‘lajmi.net’.

Halilovic, reprezentues kroat, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Barcelona, ku është konsideruar si “Messi” i ri, por pa arritur që këtë epitet ta dëshmojë edhe në fushën e blertë të futbollit.