Fjalë Kyçe

Messi me fjalë të mëdha për Ronaldon

Messi me fjalë të mëdha për Ronaldon

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka lartësuar rivalin e vet, Cristiano Ronaldon, për aftësitë që i zotëron për shënimin e golave të shumtë, duke thënë se nuk është aspak i habitur me formën fantastike të portugezit para portës së fundmi.

Ylli i Juventusit Ronaldo ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A, edhe pse këtë muaj i mbushi 35 vjet dhe i ka 24 gola deri tani këtë sezon në të gjitha garat, transmeton Gazeta Express.

Messi, ndërkohë, ka plot katër ndeshje pa shënuar gol por, megjithatë, ka kontribuuar me gjashtë asiste në tri ndeshjet e fundit për gjigantin katalonas.

Edhe pse të dy ata kanë qenë gjithmonë shumë frytdhënës para portës, Messi beson se Ronaldo e ka bërë fiksim shënimin e golave dhe argjentinasi nuk çuditet që portugezi po vazhdon të shkëlqejë brenda zonës.

“Është normale që ai po vazhdon të shënojë, ai është sulmues grabitqar, i pëlqen të shënojë dhe ai do të shënojë sa herë që luan”, tha Messi për Mundo Deportivo i pjetur për paraqitjet e fundit të Ronaldos.

“Ai ka shumë veti të mira si sulmues dhe është në gjendje të shënojë nga mundësia më e vogël”, shtoi ai.