Fjalë Kyçe

Messi me golin më të bukur të stinorit, shumë punë për truprojën e tij

Messi me golin më të bukur të stinorit, shumë punë për truprojën e tij

Lionel Messi ka shënuar gol të bukur në fitoren e Inter Miamit ndaj Sporting KC.

Inter Miami fitoi 3:2 në kuadër të ligës MLS në SHBA, ndërsa superylli argjentinas shënoi për 2:1 në minutën e 51-të. Ai realizoi me gjuajte të bukur nga distanca.

Diego Gomez dhe Luis Suarez i shënuan dy golat tjerë për Inter Miamin. Messi asistoi në golin e parë. Ai ka pesë gola e dy asistime në pesë paraqitjet e këtij edicioni. Mungoi në katër ndeshje për shkak të një lëndimi.

Erik Thommy i shënoi dy të golat për Sportingun.

Ndeshja është zhvilluar para 72 mijë shikuesve, ndërsa stadiumi ka shpërthyer në festë pas golit të Messit. Në ndeshje kishte shumë punë edhe për truprojen e Messit, Yassine Cheuko. Në tri raste tifozët kanë vrapuar në fushë për të bërë fotografi me superyllin e futbollit.