Fjalë Kyçe

Messi më shokë shkund Espanyolin

Messi më shokë shkund Espanyolin

Barcelona ka vazhduar me super-formën këtë sezon të garave në La Ligë.

Lionel Messi më shokë sonte ka deklasuar Espanyolin, duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit spanjoll, transmeton Gazeta Alo.

Skuadra e Valverdes edhe në këtë duel, ka treguar formën e tyre jashtëzakonisht të mirë, duke qenë skuadër dukshëm më e mirë se rivalja e tyre, Espanyol.

Argjentinasi Messi (17’), më një super-gol hapi llogarinë në këtë ndeshje për ta kaluar Barcelonën në avantazh prej 0-1. Dhjetë minuta më vonë Dembele dyfishoi epërsinë e “Blaugranave” në 0-2. Luis Suarez (45’) heqi dilemën e fituesit, duke çuar avantazhin e mysafirëve në 0-3, kurse, serinë e golave e mbylli kush tjetër përveç Messi (65’), i cili shënoi golin e katërt në fitoren e madhe të Barcelonës.

Katalonasit kryesojnë La Ligën me 31 pikë, tri më shumë së Sevilla, kurse, Espanyol renditet e nënta me 21 pikë të grumbulluara. /Gazeta Alo/