Fjalë Kyçe

Messi me statistikë të pabesueshme

Messi me statistikë të pabesueshme

Barcelona e mposhti sot (e diele) Gironan në kuadër të La Liga-së.

Barcelona i mori tri pikë në javën e 21-të në La Liga, duke e mposhtur Gironën me rezultat, 0:2.

Skuadra katalonase kaloi në epërsi me golin e Nelson Semedso, ndërsa golin e dytë e realizoi Leo Messi, përcjell.

Ylli argjentinas po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, ku është ndeshja e tij e shtatë që shënon gol.

Messi deri më tani në këtë sezon ka shënuar plotë 19 gola dhe ka bërë 10 asistime, e që është duke prirë në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë.