Fjalë Kyçe

Messi ngushëllon familjen e Emiliano Sala

Messi ngushëllon familjen e Emiliano Sala

Lionel Messi i është bashkuar listës së gjatë të lojtarëve që i kanë dërguar ngushëllime familjes së Emiliano Sala.

Autoritet kanë identifikuar se trupi i pajetë i pagjetur në aeroplanin e rrëzuar është i futbollistit Emiliano Sala.

Messi i cili disa ditë më parë kishte bërë thirrje që të mos ndalen kërkimet për gjetjen e Emiliano Sala, tani përmes një reagimi ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e futbollistit.

“Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Emilianos. Ne jemi me ju, dhe ne ju dërgojmë gjithë forcën atyre. Pushoni në paqe”, ka shkruar Messi.