Barcelona është mundur në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia me rezultat 1:2.
Katalanët që pak ditë më parë ishin në garë për tre tituj këtë sezon, janë dashur të pajtohen në fund vetëm me titullin e La Ligas.
Një gol i Lionel Messit në minutën e 73’, nuk i ndihmoi Barcelonës, që ishte në disavantazh prej dy golave të Valencias, që u shënuan nga Kevin Gameiro dhe Rodrigo.
Humbja nga Valencias është përcjellë në mënyra të ndryshme nga mediet botërore, përcjell ‘lajmi.net’.
Prestigjiozja franceze L’Equipe mendon se Lionel Messi nuk është më i paprekshëm.
“Messi nuk është më i paprekshëm”, shkruan L’Equipe.
E gjitha kjo pas dy humbjeve vendimtare të Barcelonës, në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.