Barcelona e ka mposhtur 1-0 Huescan.
Me vuajtje, por Barcelona ia ka dal që ta nisë vitin me fitore.
Të besuarit e Ronald Koeman kanë marrë tri pikë në udhëtim te Huesca, në ndeshjen e parë për vitin 2021.
Barcelona e dominoi pothuajse në tërësi ndeshjen, përjashtuar minutat e fundit, por arriti të shënojë vetëm një gol dhe atë në pjesën e parë.
Si gjithmonë, asisti edhe njëherë erdhi nga këmbët e Lionel Messit, që golin po e gjen më rrallë këtë edicion.
Ai asistoi për De Jongun në minutën e 27-të, holandezi me lehtë e konkretizoi atë në gol.
Mjaftoi ky gol për t’i marrë pikët e plota në ndeshjen e parë për vitin 2021, teksa Barcelona synon ngjitjen në renditje – aktualisht renditet në pozitën e pestë me 28 pikë, 10 më pak se lideri Atletico Madrid.