Fjalë Kyçe

Messi refuzon medaljen e vendit të tretë në Kupën e Amerikës

Messi refuzon medaljen e vendit të tretë në Kupën e Amerikës

Argjentina ka shënuar fitore ndaj Kilit në takimin për vendin e tretë në Kupën e Amerikës, shkruan Gazeta Alo.

Por ylli Leo Messi nuk e ka pranuar medaljen e vendit të tretè pasi është ndier i zhgënjyer me këtë garë.

”Korrupsioni dhe gjyqtarët nuk na lejuan që të shkojmë në finale. Kjo është e verteta që duhet të thuhet”.

”Nuk shkova në podium sepse nuk duhet të jemi pjesë e korrupsionit dhe mungesës së respektit. Nuk na lejuan të shkojmë në finale, korrupsioni dhe gjyqtarët e kanë shkatërruar futbollin e Amerikës Latine”, ka deklaruar Leo Messi. /Gazeta Alo