Fjalë Kyçe

Messi rrezikon ndëshkim shumë të rëndë pas komenteve të ashpra në Kupën e Amerikës

Messi rrezikon ndëshkim shumë të rëndë pas komenteve të ashpra në Kupën e Amerikës

Kritikat e ashpra të Lionel Messit ndaj Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL) nuk janë pritur aspak mirë nga kjo konfederatë. Prandaj, ylli i Barcelonës rrezikon pezullim më të gjatë se një ndeshje për kartonin e kuq.

Messi foli negativisht ndaj organizatorëve të Kupës së Amerikës pas humbjes së Kombëtares së tij Argjentinës ndaj Brazilit në gjysmëfinale, para se të hidhte edhe më shumë kritika pasi u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen për vendin e tretë.

Kartoni i kuq ndaj Kilit pritet t’i kushtojë Messit më shumë se vetëm një ndeshje pezullim. Sipas mediave spanjolle CONMEBOL mund ta ndëshkojë 32-vjeçarin me një pezullim të gjatë, po ashtu për shkak të komenteve të tij negative.

Në të kaluarën, Messi ishte pezulluar me katër ndeshje pezullim për shkak të komenteve ndaj gjyqtarit Emerson Augusto deo Carvalho, edhe pse ai i ishte ulur në vetëm një ndeshje në vitin 2017.

Sidoqoftë, komentet e tij dhe kartoni i kuq mund t’i kushtojnë atij me pezullim më të rëndë këtë herë.

Si pasojë, Argjentina mund ta humbasë atë për dy deri në katër ndeshje, sipas MARCA.