Fjalë Kyçe

Messi si Ronaldo, hedh në treg firmën e tij më të re të veshjeve të quajtur thjesht “Messi” VIDEO

Messi si Ronaldo, hedh në treg firmën e tij më të re të veshjeve të quajtur thjesht “Messi” VIDEO

Lionel Messi ka hedhur në treg firmën e tij më të re të veshjeve të quajtur thjesht “Messi”.

Sulmuesi argjentinas ishte i pranishëm në mbrëmjen e zhvilluar për promovimin e kësaj marke të re të financuar nga ai, të krijuar dhe ideuar nga e gjithë familja e tij.

Motra e tij, Maria Sol ka punuar bashkë me futbollistin në këtë projekt, ndërsa vëllai i tij Rodrigo ishte i pranishëm në eventin e zhvilluar për këtë markë të re veshjesh.

Dyqani i parë është hapur në Barcelonë dhe është vetëm për meshkuj, ku të pranishëm ishin shumë tifozë katalanas, që morën nga një veshje me firmën e yllit argjentinas.

https://youtu.be/WXiqk6vgFsI