Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është i njohur për aftësinë e tij për të shënuar nga gjuajtjet e lira. Ai është aq i saktë saqë i ka shënuar më shumë gola (19) nga gjuajtjet e lira se sa çdo ekip tjetër në top pesë ligat e Evropës që nga viti 2014.
Përderisa Messi mungoi në top treshen e futbollistëve në garën për Topin e Artë, paraqitja e tij kundër Espanyolit të shtunën bëri që shumë tifozë të futbollit të vënë dyshim mbi këtë vendim,transmeton Gazeta Express.
Ylli argjentinas arriti t’i shënojë dy gola të jashtëzakonshëm nga gjuajtjet e lira në stadiumin RCDE për t’i ndihmuar skuadrës së tij të fitojë me rezultat 4-0. Kjo ishte hera e parë që Messi i shënoi dy gola nga gjuajtjet e lira në një ndeshje të La Ligës.
Këto dy gola bënë që tani Messi t’i ketë shënuar 19 gola nga gjuajtjet e lira që nga viti 2014, më shumë se cilido klub në toppesë ligat e Evropës gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Klubi më së afërti statistikave të Messit është kampioni italian, Juventusi, të cilët kanë arritur të shënojnë 18 gola nga gjuajtjet e lira gjatë këtyre katër viteve të fundit.
Vendin e tretë e ndajnë Lyoni, Roma dhe Real Madridi, të cilët kanë shënuar të gjitha nga 14 gola gjatë kësaj kohe, një më shumë se Bayern Munichu.