Lionel Messi e largon Lautaro Martinezin nga Barcelona.
Sipas raportimeve të El Desmarque, ylli argjentias ka bindur drejtuesit e Barcelonës që të mos përqëndrohen në Lautaron, në mënyrë që të mos komplikohet pozicioni i mikut të tij, Luis Suarez, përcjell lajmi.net.
Barcelona ka disa kohë që ka filluar të mendojë për pasuesin e Suarez.
Ylli i Interit, Lautaro Martinez është lidhur shumë me Barcelonës, e sidomos në javët e fundit për formën e mirë të kaluar te skuadra nga Serie A.
Autori i 13 golave këtë sezon ka një klauzolë prej 100 milionë euro e cila aktivizohet në javët e para të korrikut.
Përveç Barcelonës, për Martinez ka interesim edhe nga Manchester City dhe Real Madrid.