Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, përveç se të shpallej më i miri.
Argjentinasi i jashtëzakonshëm është zgjedhur sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, duke lënë prapa emra të mëdhenj të sportit, si Muhamed Ali, Roger Federer, Tiger Woods e Pele.
“GiveMeSport” kishte bërë një sondazh, ku kishte listuar sportistët më eminent në një sistem eliminimi të fazës së grupeve.
Në finale u kualifikuan Messi dhe bokseri më i mirë i të gjitha kohërave,Muhamed Ali,por argjentinasi triumfoi me 51% të votave.